Dogana ia gjen një udhëtari 52 mijë franga në xhaketë

Në pikë kalimin kufitar të Dheut të Bardhë njësitë e antikontrabandës së Doganës së Kosovës kanë selektuar një veturë të dyshimtë për kontrollë detal.

Pas kontrollimit të udhëtarit në xhaketë janë gjetur mjete monetare në vlerë prej 52,000.00 CHF.

Nga këto mjete 25% respektivisht 13,000.00 CHF i janë përcaktuar si gjobë për mosdeklarim të mjeteve monetare, ndërsa 75% respektivisht 39,000.00 CHF i ndalen për procedura të mëtejme.

Me rastin e zbulimit të mjeteve monetare është njoftuar edhe Prokuroria dhe rasti është duke u trajtuar nga Hetimet.