Dogana ka arritur mbi 400 milionë të hyra për buxhetin e Kosovës

0
91

Dogana e Kosovës në 5-mujorin e parë ka arritur të grumbullojë 412 milionë euro, e që në krahasim me periudhën e vitit të kaluar, por edhe disa viteve paraprake tregon rritje të theksuar.

Dogana nëpërmjet një komunikate, thotë se vazhdon të tregojë performancë shumë të mirë në të hyra e grumbulluar për pjesën e parë të vitit 2019.

“Që nga themelimi i Doganës e deri tani asnjëherë nuk është arritur të kalohen 400 milionë euro në pjesën e parë të vitit, respektivisht në 5 mujorin e parë. Dogana ka arritur që deri tani të grumbulloj 412 milionë euro e që në krahasim me periudhën e vitit të kaluar por edhe disa viteve paraprake tregon rritje të theksuar. Në vitin e kaluar në këtë periudhë kishim të hyra në lartësi prej 383 milion derisa tani në këtë vit të hyrat kanë arritur të jenë më të larta për rreth 30 milion euro (412 milion) apo 7.6% më shumë”, thuhet në njoftimin e Doganës.

“Kur merret parasysh ndikimi në të hyra që ka MSA dhe lirimet nga taksat në import për prodhuesit kosovar për lëndën e parë dhe të gjitha inputet që përdoren në procesin e prodhimit, kjo e arritur e doganës së Kosovës tregon përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.