Trump: Ky është më meritori për vrasjen e liderit të Shtetit Islamik

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka postuar një fotografi të një qeni në rrjetin social Twitter.

Sipas Trump ky kishte bërë një punë të madhe në operacionin për kapjen e liderit të Shtetit Islamik Abu Bakir El Bagdadi.

Ai është vrarë nga forcat amerikane në një tunel në veri të Sirisë.

E komentet e të parit të Shtëpisë së Bardhë ishin mjaft të ashpra.

Donald Trump gjatë një konference për media deklaroi se El Bagadadi vdiq si “një qen”.