Lajmi i fundit: Përleshje fizike në nëndegën e LDK-së “Mati1” Prishtinë

Një përplasje fizike përsëri ka ndodhur sot në mes të disa pjesëtarëve e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë në nëndegën “MATI1”, ku po mbahej kuvendi i kësaj nëndege.

Burimet e Ballkani.info bëjnë të ditur se përleshja ka ndodhur në mes të njerzëve të afërt të Hazir Borovcit dhe të njerzëve të afërt të Arban Abrashit.

Sipas këtij burimi njerëzit e afërm të Hazir Borovcit nuk i kanë lejuar të hyjnë në proces njerëzit e Arban Abrashit, dhe e kanë mbyllur derën.

Përveç pengimit, në këtë proces ka pasur përleshje fizike por që sipas këtij burimi nuk kanë qenë lëndime të rënda.

“Nuk na kanë lejuar të hyjmë në proces, dihet njerëzit e Hazir Borovcit, na kanë mbyllur derën, ka thirrur policinë, dhe ka pasur përleshje fizike. Po ashtu njerëzit e Hazir Borovcit e kanë thirrur mbledhjen pa paralajmërim:, ka thënë burimi.