Donika Gërvalla flet për koalicionin VV-LDK

Vajza e veprimtarit dhe atdhetarit Jusuf Gërvalla, Donika Gërvalla ka shkruar sonte një status n ku ka folur për gjendjen në Kosovë dhe deklaratën e nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmani dhënë në mëngjes se do të konsiderohej gabim “historik mos arritja e një marrëveshje në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës”

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani tha sot se do të ishte gabim historik nëse nuk arrihet një marrëveshje për koalicion me VV për qeverisjen ardhshme.

Pas këtij reagimi, ka ardhur edhe reagimi i Donikës e cila i ka dal në krah znj. Osmani.

Ajo madje ka shkuar më larg duke folur për klane brenda partisë më të vjetër në Kosovë.

“Shumë e vërtetë! Gabim historik me pasoja të rënda për vendin. Përpjekja e klaneve të neveritshme brenda LDK-së për ta asnjanësuar znj. Osmani e dobëson shumë këtë parti, e cila megjithatë ende bart shpresat e një shtrese të gjere të shqiptarëve në Kosovë. Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, znj. Vjosa Osmani e ka cilësuar si gabim historik mos arritjen e një marrëveshje në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.

Kujtojmë se Gërvalla më 20 maj të vitit 2016 ishte larguar nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ku sigurimi e kishte larguar nga mbledhja.