Dorëhiqet kryetari i LVV-së në Podujevë, Bajram Ajeti

Kryetari i LVV-së në Podujevë, Bajram Ajeti ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Ajeti këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se dorëhiqet nga kjo pozitë për t’a lënë në duar të brezit të ri.

Ai ka shtuar se përkushtimin dhe vullnetin ndaj LVV-së do ta ketë të përjetshëm.

Postimi i plotë:

Pas një rrugëtimi të gjatë si Kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, me një fillim jo të lehtë në strukturim dhe aktivitet politik deri në fitoret e një pas njëshme në zgjedhjet qendrore dhe lokale, ku u nisën ndryshimet e mëdha, nga fitorja e Llapit në fitore në tërë Kosovën, dorëhiqem nga pozita e Kryetarit të Qendrës për t’a lënë në duar të brezit të ri. Përkushtimin dhe vullnetin ndaj LVV-së do e kem të përjetshëm. Ju falënderoj të gjithëve për besimin, bashkëpunimin dhe rrugëtimin drejtë këtyre fitoreve.