Digjet vetura e ish – deputetit të Vetëvendosjes

Para pak minutash është djegur vetura e ish – deputetit të Vetevendosjes, Mefail Bajqinovci.

Blic ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Vetura është djegur para hyrjes së baneses së tij, në Lagjen “Arbëri” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një veturë me targë Kosove të përfshirë nga zjarri në lagjen Arbëria në Prishtinë. Nga zjarri është prekur edhe një veturë afër veturës që kishte marrë flakë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Borovci.