Hoxhaj sfidon prapë Kurtin: Eja të përballemi për Kantin, që ti e ke lexu në serbisht e unë në gjermanisht

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka sfiduar kësaj radhe Albin Kurtin e Vetëvendosjes për leximin e filozofit Kant.

‘’I ik debatit sepse s’ka program. Ai mendon se emri i tij është program. Jo cka mendojmë për ekonomi, shëndetësi. S’ka program, vizion, ka qenë në anën e gabuar të historisë, pretendon se lexon herë pas herë libra filozofik. Unë jam i gatshëm të përballem me të edhe për Kantin që ai e ka lexu në serbisht e unë në gjermanisht’’, ka thënë Hoxhaj në Rubikon të Klan Kosovës .

‘’E ftoj Kurtin që ta ndërtojmë një vend evropian, kur kandidatët për kryeministra flasin për tema të rëndësishme. Unë jam rival vetëm me z.Kurtin në këto zgjedhje’’, shton ai.