Dorëzohen mbi 100 kallëzime penale ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte

Shoqata për Krimet e Luftës “Gjakova 98-99” ka dorëzuar kontingjentin e trembëdhjetë të padive me rreth 102 kallëzime penale të bëra nga qytetarët e Gjakovës ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte.

Kryetarja e kësaj shoqate, Shkëndije Hoda, tha se institucionet po merren me shqyrtimin e këtyre rasteve, deri sa edhe u shpreh e bindur që e vërteta do të zbardhet dhe do të ndëshkohen kriminelët.

“Në Gjakovë veprohet çdo ditë dhe çdo ditë merren dëshmitarët në pyetje. Rastet janë të ndryshime kemi prej maltretimeve fizike, vrasjeve por edhe dëmtimeve të pasurisë”, ka thënë ajo.