Dorëzohet padi ndaj MKRS-së dhe OShP-së, shkak tenderi 3 milionësh për Kompleksin “Adem Jashari”

Tenderi tre milionësh për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ka përfunduar në Gjykatën Komerciale, raporton Ekonomia Online.

Pas dorëzimit të padisë dhe kërkesës për shtyrje të ekzekutimit të Vendimit të OSHP-së, avokati i Institutit të Shkencës dhe Teknologjisë “INSI” SH.P.K., Qëndrim Arifi, paraqiti “shkeljet” e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Organit Shqyrtues të Prokurimit, lidhur me tenderin: “Zhvillimi i master-planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në vlerë tre milionë euro.