Dortmundi fitoi ndaj Interit me përmbysje të rezultatit (Video)

Borussia Dortmund ka pasur një pjesë të dytë spektakolare duke përmbysur Interin nga   0-2 në 3 – 2, për një fitore shumë të rëndësishme në xhiron e katërt të grupit F në Ligën e Kampionëve.

‘Zikaltërit’ e nisin mirë takimin kur në minutën e 5’ Lautaro Martinez shënoi për 0-1.

Matias Vecino në minutën e 40’, dyfishoi në 0-2 epërsinë e Interit, dhe u duk se skuadra e Antonio Contes po shkon drejt tri pikëve nga ky udhëtim i vështirë.

Por, kështu nuk menduan gjermanët, që në pjesën e dytë shënuan tri gola.

Achraf Hakimi ishte nismëtar i përmbysjes së rezultatit, kur në minutën e 51’ shënoi për Dortmund, për të ngushtuar epërsinë në 1 – 2.

Minuta e 64’ solli barazimin e rezultatit, kur Julian Brandt barazoi në 2 – 2.

Dortmund nuk u ndal me kaq, dhe në minutën e 77’, përmbysi gjithçka, për 3 – 2.

Golin e fitores për gjermanët e shënoi Achraf Hakimi.

Me këtë fitore, Dortmund numëron 7 pikë dhe renditet në vendin e dytë në grup, ndërsa Inter me 4 pikë, mban vendin e tretë.

https://streamable.com/z7nht