Dramë në Spanjë, Atletico barazoi rezultatin ndaj Juventus në minutat e fundit (Video)

Atletico Madridi e Juventusi kanë ndarë pikët në ndeshjen e parë të Grupit D në Ligën e Kampionëve.

Ekipet barazuan 2-2 , me Juventusin që pati epërsi prej dy golash.

Juan Cuadrado e Blaise Matuidi shënuan për “Zonjën e Vjetër” në minutat 48 dhe 65.

Atletico fillimisht ngushtoi epërsinë me autor Stefan Savic (70’), ndërsa H.Herrera (90′) i siguroi një pikë skuadrës së tij.

https://streamable.com/5m2sb

https://streamable.com/h1fsr

https://streamable.com/ssn7b

https://streamable.com/m9tdv