Drejtori i Klinikës Intensive jep detaje mbi gjendjen e të policit Artur Mrasori

Drejtori i Klinikës Intensive në QKUK, Rashir Uka ka dhënë detaje të reja sa i përket gjendjes së policit të lënduar ditën e martë në aksionin policor në Prizren.

Uka ka thënë se gjendja e policit për momentin është stabile por situata me shikimin mbetet e rënduar.

Ai tha se pacienti ka humbur syrin e djathtë dhe syrin e majtë e ka shumë të lënduar.

“Gjendje momentale e zyrtarit policor të lënduar në Prizren për momentin paraqitet stabile, ne vazhdojmë me e trajtu edhe më tutje këtu tek ne. Syrin e djathtë fatkeqësisht e ka humbur ndërsa syrin e majtë e ka shumë të lënduar por nuk mundem me dhan një vlersim definitiv tash për tash sa është shkalla e dëmtimit” tha Uka për Gazeta Blic.

Artur Mrasori mbeti i plagosur me eksploziv në shtëpinë e një të dyshuari ditën e martë mbrëma në Prizren.

Në këtë aksion policor humbi jetën edhe polici tjetë që ishte në këtë aksion, Sami Thaqi.