Haradinaj: Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kurrë në jetë s’kanë menaxhu diçka, asnjë s’mujnë me u shty me mu

Ramush Haradinaj në FOL Hapur thotë se ‘është nga ata politikanët që zgjedhet me zor në detyrë, por kur zgjedhet është më i mirë se të tjerët’.

Ai ka komentuar kundërkandidatët e tij për kryeministër. Për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, thotë se ‘nuk dijnë të menaxhojnë situata’.

“Sa i përket punës, Unë jam prej politikanëve që zgjedhna ma me zor, e marr detyrën, por në punë jam më i mirë se tjerët. Pra nëse vjen puna për zbatim, nëse marrim 18 muajshin e kësaj qeverie, i del që s’mujnë me u shty me mu. Zoti Kurti s’ka pasë përvoja menaxheriale, ekzekutive, zbatuese, nuk e dimë që një herë në jetë ka zhvillu aktivitet menaxherial ose zbatues të naj natyre të caktume. Shohim edhe zonjën Osmani, nuk i ka rastisë me pasë përgjegjësi të caktume ekzekutive, zbatuese, menaxhuese, me operu në situata të caktume çfare i kërkon qeverisja e një vendit çfare është Kosova”, ka thënë Haradinaj.