Parashikimi i motit

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, por kohë pas kohe me reshje shiu të përziera me borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale parashihet të lëvizin nga 2 deri në 4 gradë Celsius, ka njoftuar IHMK-ja, përcjell Klankosova.tv.

Ndërsa erë e lehtë do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.