“Dridhet” edhe Sllovenia

Një tërmet me magnitudë prej 3. 7 shkallësh të Rihterit ka goditur pak më herët Slloveninë. Reagimet në rrjetet sociale na bëjnë me dije se lëkundjet e tokes kanë qenë mjaft të ndjeshme, ndërsa edhe disa lexues të Meteoballkanit na shkruan duke na treguar për lëkundjet e tokes në Slloveni.

Sidoqoftë, fatmirësisht tërmeti nuk ishte aq i fuqishëm për të shkaktuar dëme, por njoftohet se dridhja ka shkaktuar mjaft shqetësime në atë rajon./Meteoballkan