Deliu: Osmani po mundohet t’i mbuloi dështimet me shpifje ndaj Thaçit

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka kritikuar fjalimin e presidentes Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Deliu ka deklaruar se në mungesë të sukseseve, presidentja Osmani po mundohet t’i mbuloi dështimet.

“Në mungesë të sukseseve presidentja përçarëse Vjosa Osmani po mundohet t’i mbuloi dështimet duke vazhduar shpifjet për Presidentin Thaçi, i cili, në Hagë, po ballafaqohet me fabrikimet e Serbisë dhe Rusisë”, ka shkruar Deliu.

Deputetja ka deklaruar se Thaçi dhe të tjerët do të dalin fitimtarë në “betejën me Serbinë dhe Rusinë, por edhe me vogëlsinë e disa liderëve institucional të Kosovës”.