Drita eliminohet nga Feyenoord në minutat e fundit

Drita ka përfunduar aventurën evropiane me një paraqitje dinjitoze.

Gjilanasit humbën 3-2 nga Feyenoordi në Rotterdam.

Deri në minutën e 90-të rezultati ishte i barabartë, por Til shënoi golin e 3-të për Feyenoordin për të kompletuar hattrickun.

Ekipi holandez pati epërsinë në fillim por Drita shënoi dy gola për 4 minuta me Simonovskin dhe Fazliun për të mbyllur pjesën e parë në epërsi.

Megjithatë në pjesën e dytë pavarësisht rezistencës së madhe nuk arritën t’i bëjnë ballë sulmeve të Feyenoordit deri në fund.