Lyoni eliminon Manchester Cityn, takohet në gjysmëfinale me Bajern Munichun

Olympique Lyon ka shënuar fitore të madhe kundër Manchester City, në fazën çerkefinale të Ligës së Kampionëve, me rezultatin 1 – 3.

Goli i parë i këtij takimi u shënua në minutën e 14’, kur Maxwell Cornet ndali tpoin në rrjetën e Ederson.

Manchester City nuk mundi të reagonte deri në minutën e 69’. Ishte Kevin De Bruyne që realizoi me një goditje të saktë zhagasi për të rikthyer balancin.

Një kundërzbritje e minutës së 79’ u konvertua në gol nga Moussa Dembele, që edhe pse u kontestua nga VAR, doli të ishte e rregullt.

Në minutën e 86’ Raheem Sterling pati mundësi të vazhdonte shpresat për Manchester City, por gaboi në portën boshe, pa portier.

Kjo nuk iu fal anglezit e as skuadrës së tij, pasi një minutë më vonë, Moussa Dembele shënoi golin e dytë personal për rezultatin 1 – 3.

Me këtë fitore, Olympique Lyon kalon në fazën gjysmëfinale ku do të takohet me Bayern Munich.