Drita është kampioni i Superligës për këtë sezon

Një xhiro para përfundimit të sezonit në Superligën e Kosovës, Drita ka siguruar titullin e kampionit, pas barazimit 2 – 2 mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Derisa çështja e titullit është përcaktuar, punë e madhe mbetet për t’u bërë te skuadrat për mbijetesë.

Kjo xhiro, solli një fitore të Trepçës ’89 në udhëtim te Feronikeli, duke bërë që Drenica të bie në pozitën e 9, pozitë kjo që dërgon në Ligën e Parë të Kosovës.

Në xhiron e fundit, Trepça ’89 takohet me Prishtinën, ndërsa Drenica me Dukagjinin.

Një xhiro para përfundimit të kampionit, tabela e Superligës së Kosovës duket si në pjesën e mëposhtme.

Pas konfirmimit në krye të tabelës, skuadra e Dritës ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale.

“Champions” (kampion), shkruhet në faqen zyrtare të Dritës, ku postimi i është bashkuar edhe një fotografi, me lojtarët të cilët kanë qëndruar së bashku sot, për të ndjekur përballjen mes Gjilanit dhe Ballkanit.