Driton Kuka: Faleminderit për pritjen madhështore Peja ime

Driton Kuka ka falënderuar qytetin e Pejës për pritjen që këta ia bën pas ardhjes me dy medalje të arta nga “Tokio 2020”.

“Peja ime … Pritja në qytetin e lindjes shijon ndryshe!”.

“Kampionet tona Olimpike ngrohësisht u priten dhe përshendeten në vendlindje”, ka shkruar Kuka në Facebook.

“Kryetari Muhaxheri dhe Drejtoresha Syka u përkujdesen për pritje madhështore të ekipit tonë!”.

“Faleminderit për pritje madhështore Peja ime”.

Kampioneve olimpike pritje e ngrohtë iu bë edhe në Prishtinë nga shumë qytetarë, ku ishte prezent edhe kryeministri Albin Kurti dhe disa ministra tjerë.