Driton Kuka, zgjidhet trajneri më i mirë në botë për vitin 2021 në xhudo

Trajneri nga Kosova, Driton Kuka ka fituar çmimin e më të mirit në xhudo për vitin 2021.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka filluar ndarjen e çmimeve për më të mirët për vitin 2021 (‘Judo Awards 2021’) pasi tashmë është mbyllur votimi.

Nga votimi i filluar më 10 dhjetor e që zgjati deri më sot (18 dhjetor), Driton Kuka fitoi shumicën e votave në garën e trajnerëve.

Kështu, trajneri pejan, Driton Kuka zgjidhet trajneri më i mirë në botë për vitin 2021 në xhudo.