Menu Mbylle

Driton Selmanaj kritikon Kurtin: Kosova 50 ditë nën sanksione të BE-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka thënë se sot është dita e 50 që shteti i Kosovës është nën sanksionet e Bashkimit Evropian.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova nuk e meriton këtë qeverisje e as këtë ndëshkim.

Në këtë mënyrë ai kritikoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

”Nuk po flasim për Korenë e Veriut,Rusinë, Bjellorusinë, Venezuelën apo Kubën, fatkeqësisht po flasim për shtetin tonë, për Kosovën tonë, për projektin e mbështetur fuqishëm nga aleanca euro-atlantike”.

”Regjimet dhe logjikat autoritare duhet të mbesin relikte të së kaluarës. Kosova nuk e meriton këtë qeveri dhe qeverisje. Populli i Kosovës nuk e meriton këtë ndëshkim”, ka shkruar Selmanaj, të enjten.

Ndëshkimet e BE-së ndaj Kosovës erdhën si rezultat i siuatës në Veriun e Kosovës, ku BE-ja e bënte përgjegjëse Qeverinë e Kosovës për dërgimin e kryetarëve në objektet komunale në Veri.

Pas kësaj, Kosova ka arritur një marrëveshje me BE-në në Bratislavë, por ndëshkimet nuk janë larguar akoma.