Driton Selmanaj lutje Albin Kurtit: Ndali militantat, se 113 sms kërcënues i kam marrë deri tani

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka kërkuar nga kryeministri i vendit që të ndalen militantët, që siç ka theksuar ai për propgandën.

“Kryeministër Kurti të lutëm ndali militantat. Deri tash i kam marrë 113 sms kërcënues. Tash kanë fillu të më vijmë edhe nga Gjermania e Zvicra”, tha ai.

Selmanaj ia ka përmendur Kurtit edhe sulmet me mollotov në shtëpinë e Isa Mustafës, sulmet ndaj eskortës së ish- kryeministër. Dhe prapë sipas Selmanajt, Mustafa e pranoi në shtëpi dhe e bëri kryeministër.

Selmanaj tha se të tri postet kryesore të shtetit, i bartin individët të cilët i bëri LDK.“Për zgjedhjen e presidentit, fajet i ka LDK. Zgjedhjen tënde kryeministër e mundësoi LDK. Edhe Vjosa Osmani mund të na gjuhet në qafë, sepse me votat tona u bë kryetare e Kuvendit”, tha ai.Menjëherë pas kësaj, ka reaguar Osmani duke i thënë se në emër të saj nuk mund të flet askush.