Ministri gjerman e bën të qartë: Kosova ka mbështetje ushtarake

Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovës, ku sot gjatë ditës ka takuar presidenten Vjosa Osmani.

Ministri Pistorius theksoi se varësisht situatës në Kosovë, ata do të forcojnë edhe më tej kontigjentet gjermane, transmeton Telegrafi.

“Ne angazhohemi edhe më tej, kontigjentet janë forcuar, varësisht nga situata dhe zhvillimet ne do të vlerësojmë situatën, dhe ne bashkë me KFOR-in do të marrim përsipër, është përkushtim i yni ndaj Kosovës. Duam të bëjmë të qartë se ka mbështetje ushtarake”, tha ai.

Gjatë konferencës, u deklarua edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila ritheksoi se Serbia është duke planifikuar në vazhdimësi sulme terroriste ndaj Kosovës./Telegrafi/