Dua Lipa fiton dy çmime në “Global Awards”

Dua Lipa edhe këtë vit po vazhdon me suksese të njëpasnjëshme në arenën e huaj muzikore.

Këngëtarja kohët e fundit ka fituar çmime prestigjioze në Brit Awards si dhe në Grammy Awards.

Bukuroshja jonë tashmë ka fituar edhe dy çmime të tjera prestigjioze në festivalin muzikor “Global Awards”.

Zeshkania 23-vjeçare ka fituar çmimin “Artistja më e mirë” si dhe “Artistja më e mirë britanike”.

Me këtë rast, Dua ka falënderuar të gjithë radio stacionet dhe se ndihet mjaft me fat që fitoi këto dy çmime.

“Faleminderit Global Awards për këtë natë të bukur. Ndjehem me fat që kam marr çmimin artistja më e mirë femër dhe më e mira britanike. Faleminderit të gjithë radio stacioneve radio për mbështetjen e pafundme”, ka shkruar ndër të tjerash ajo në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, Lipa tashmë ka bërë të ditur se nuk do të bëjë ndonjë turne muzikor pasi që është duke punuar në këngët e reja për albumin e ri.