Dua Lipa pretendente për çmimet Grammy, konkurron me Taylor Swift dhe Beyonce

Taylor Swift, Beyonce dhe Dua Lipa janë pretendentet kryesore në ceremoninë e çmimeve Grammy, ku industria e muzikës shpreson të lërë pas pandeminë njëvjeçare. Por një kombinim i pazakontë dhe i larmishëm konkurrentësh për çmimin kryesor, albumin e vitit të lë të kuptosh se mund të ketë surpriza.

Fituesit zgjidhen nga rreth 11,000 anëtarë me të drejtë vote të Akademisë së Muzikës. Presidenti në detyrë i Akademisë Harvey Mason Jr tha se shpresonte që spektakli të ishte “një shans për të shijuar një farë normaliteti, që njerëzit të mblidhen dhe të bëjnë muzikë.”

Burimi: english.alarabiya.net/Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA