Dua Lipa shpallet si aktore në një film hollivudian

Me flokë bjondë dhe me një pamje tepër provokuese, Dua Lipa shfaqet për herë të parë si aktore në një film hollivudian

Ylli i muzikës Pop me prejardhje nga trojet shqiptare është pjesë e kastës së aktorëve protagonistë ku bëjnë pjesë Henri Kevill, Sem Rokuell, Samuel Xhekson, Kethrin Ohara e Xhon Sena në thrillerin e spiunazhit Argajëll, spoti i të cilit u publikua për të parën herë këto ditë.

28-vjeçarja vjen në rolin e një spiueneje tërheqëse dhe ky është roli i saj i parë kinematografik, që pritet të korrë sukses dhe të pasohet edhe me të tjerë.

Prodhimi i kompanisë kinematografike Apple Originals, me një buxhet prej 200 milionë Dollarë, parashikohej të shfaqej në kinema për këtë vit, por data përfundimtare e shfaqjes për herë të parë në kinematë amerikane është vendosur 2 Shkurti i vitit të ardhshëm.

Tv Klan