Pas Borrellit, BE-ja emëron edhe një mohues tjetër të pavarësisë së Kosovës

Bashkimi Evropian shumë shpejt pritet të emërojë ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak si të derguarin special të BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi.

Burimet diplomatike të “Gazeta Blic” kanë bërë të ditur se pas Borrellit, BE-ja emëron edhe një mohes tjetër të pavaresisë.

Bashkë me Borrell, Lajçak dhe shteti i tij Sllovakia në vazhdimësi kanë mohuar pavarësinë e Kosovës.

Miroslav Lajçak

Kështu, dy njerëzit kryesorë që do të merren me dialogun Kosovë-Serbi janë mohues të pavarësisë.

Borrell i cili kishte shërbyer më parë si ministër i jashtëm i Spanjës ishte kundër pavarësisë së Kosovës.