Edi Rama për ligën e përbashkët Kosovë-Shqipëri: Para disa vitesh kjo dukej fantashkencë

Tashmë është e ditur, liga e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë në basketboll do të ndodhë.

Marrëveshja u nënshkrua sonte, në ceremoninë që filloi nga ora 19:00, ku po mori pjesë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Kjo ligë do të quhet ‘Liga Unike’ dhe do të marrin pjesë tetë skuadra, katër nga më të mirat nga të dyja shtetet.

”Eshte e cuditshme pse nuk ka ndodhur më parë, por patjetër që është dashur një periudhë pjkurie e këtyre ideve dhe dëshirave që kanë ekzistuar prej kohësh,” u shpreh fillimisht Rama.

”Idetë kanë nevojë për kohën e tyre dhe fakti që kësaj ideje i erdhi koha, jam shumë i gëzueshëm.

”Nga ana tjetër, deri para disa vitesh kjo dukej fantashkencë.”