“Duhet të veprohet për ikjen e fuqisë punëtore” – deputeti i VV-së këshillon Kurtin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka këshilluar Qeverinë dhe shefin e tij se duhet të veprohet për ikjen e fuqisë punëtore jashtë vendit.

Përmes një shkrimi në rrjetin social, Facebook, Rrahmani drejtuar Qeverisë Kurti ka thënë se duhet të rriten pagat në sektorin publik e privat.

Veç kësaj, ai shtoi se duhet përmirësim i të drejtave të punëtorëve në sektorin privat.

Rrahmani ka kërkuar edhe investime në shëndetësi dhe arsim.

“Ritjen e pagave në sektorin publik e privat, përmirësimi i të drejtave të punëtorëve në sektorin privat, investimet në shëndetësi dhe arsim. Këto janë masat që duhet urgjentisht të merren për të ndalur ikjen e profesionistëve dhe fuqisë punëtore të fushave të ndryshme jashtë vendi” – shkroi ai.

Kujtojmë se, Eman Rrahmani, është i pari nga partia në pushtet, që ka dalë kundër vendimit të qeverisë rreth pagave për mësimdhënësit.