Duka fitues i zgjedhjeve në Dibër, BDI shpallë fitoren?

Kandidati i Bashkimit Demokratik për Inegrim (BDI), Hekuran Duka është fitues i zgjedhjeve lokale në Komunën e Dibrës. Këtë e ka bërë të ditur zyrtari i lartë i BDI-së dhe zv/kryeministri Bujar Osmani, me një njoftim në rrjetin social Facebook, transmeton Koha.

“Dibra…..”, ka shkruar Osmani, duke lënë të kuptohet se kandidati i partisë së tij, ka fituar në Komunën e Dibrës. Kundër kandidat i Dukës në zgjedhjet për garën për të parin e komunës ishte kandidati i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Agolli. (koha.mk)