Duke kaluar rrugën, 21-vjeçarja goditet nga një 73-vjeçar grek dhe vdes

Një kalimtare ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga makina ditën e sotme në aksin Korçë-Maliq.  

Viktima është një 21-vjeçare me inicialet S.Xh banuese në Leminot. Ndërsa shoferi që drejtonte automjetin tip ‘Toyota’ që përplasi për vdekje të renë, është një 73-vjeçar nga Greqia.

21-vjeçarja po kalonte rrugën pranë fshatit Vloçisht dhe dyshohet se automjeti që e përplasi të ketë qenë me shpejtësi.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.