Dumoshi: Distribucionet e KEK-ut, fillojnë nga selia qendrore e Albin Kurtit

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vlora Dumoshi ka reaguar pas punësimeve të familjarëve, kushërinjve dhe aktivistëve të Vetëvendosjes.

Pas raportimeve mbi punësimet e familjarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në KEK, ka reaguar deputetja Vlora Dumoshi, e cila ka thënë se tash e tutje KEK prodhon punësimin e familjarëve të LVV-së.

“Tash e tutje, KEK prodhon punësimin e familjarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Trafostacioni i parë i qeverisë Kurti pas një procesi transparent hapi dyer të reja, për axhallarët e dajët në kapjen e Korporatës Energjetike të Kosovës. Tani, distribucionet e KEK – ut, fillojnë nga selia qendrore e Albin Kurtit”, ka shkruar DUmoshi.

Postimi i plotë:

Trafostacioni i parë i qeverisë Kurti pas një procesi transparent hapi dyer të reja, për axhallarët e dajët në kapjen e Korporates Energjetike të Kosovës. Tani, distribucionet e KEK – ut, fillojnë nga selia qendrore e Albin Kurtit.

Në çdo vend ky titull mbanë emrin KAPJE. Asnjë kalkulim për 12 muaj nuk po ua ndal armatën e kushërinjve. Kjo bandë me mburrje trajton rritjen ekonomike në Republikë. Në rrethana, si këto Kosova ska veçëse qeveri!