Durrës, gjendet i mbytur në breg të detit 50-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit.

Një 50-vjeçar është gjendur i mbytur në breg të detit.

“Më datë 06.02.2021, në orën 07:30, në lagjen nr. 13, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit, një shtetas i seksit mashkull rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.” – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.