Durrës: Makina kthehet me rrota përpjetë në autostradë

109

Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në aksin Durrës-Tiranë në afërsi të Durrësit pranë mbikalimit të Shkozetit.

Një automjet i tipit veturë është aksidentuar duke u kthyer përmbys në mes të rrugës.

Raportohet se ka të paktën një person të lënduar por ende nuk dihen detajet në lidhje me shkaqet e këtij aksidenti.

Sipas dëshmitarëve nga vendngjarja mësohet se janë parplasur dy automjete mes njëri-tjetrit dhe makina me ngjyrë të bardhë është përplasur më pas me ndarësen e autostradës duke u përmbysur si pasojë.

Makina në fjalë dyshohet se ka lëvizur edhe rreth 20 metra duke rrëshqitur përmbys.