Dy barnat kryesore me të cilat trajtohen pacientët në gjendje të rëndë mungojnë në Kosovë

Për më shumë se dy javë në Kosovë ka mungesë të dy llojeve të barnave që po përdoren për trajtimin e pacientëve me koronavirus.

Bëhet fjalë për Fraksiparine dhe Ciprofloksacine, të cilat përdoren për pacientët me gjendje të rëndë shëndetësore.

Mosunifikimi i çmimeve të barnave në Kosovë dhe kërkesa e madhe në Evropë për sigurimin e këtyre barnave kanë bërë që në vendin tonë të ketë mungesa të tilla, thonë farmacistët.

Thonë se meqë familjarëve u duhet vetë t’i blejnë barnat për pacientët e shtrirë, kërkesat janë të mëdha.

Njëjtë kanë deklaruar edhe përfaqësues nga Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Një tjetër farmacist, i cili nuk ka dashur të prononcohet, ka thënë se vetëm të shtunën ka pasur më shumë së 50 kërkesa për këto dy lloje barnash.

Por, nga Shoqata e Distributorëve të Barnave kanë thënë se të hënën do të furnizohen me këto barna. Megjithatë, kryetari i kësaj shoqate ka thënë se nuk duhet bërë panik.

Avdullahu ka pranuar që ka sasi të vogla të këtyre dy produkteve.

Megjithatë, ai u ka bërë thirrje OBSH-së e IKSHPK-së që t’i lajmërojnë me kohë për protokollet të cilat hyjnë, në mënyrë që t’i sigurojnë ato me kohë.