Vuçiq flet për djegien e flamurit serb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar për djegien e flamujve serbë në Tiranë. Ai e ka quajtur si një akt të paparanueshëm. Në një intervistë për RTS-në ai tha se paktet që do të nënshkruhen në Tiranë janë bërthama e diçkaje që do të bëjë që kjo pjesë e Evropës të jetë në thelb pa kufij.

Vuçiq tha:

E di që shumica e njerëzve janë të interesuar për atë që do të them për djegien e flamujve dhe se kjo mund të jetë e vetmja gjë që do t’i bëjë ata të ndihen emocionalë. Por kur shikohet në mënyrë racionale, duhet të shikojmë nga e ardhmja dhe të kuptojmë se kur zemërohen, kur u djegim flamujt, dhe kjo ishte para ardhjes së Edi Ramës në Serbi. Kjo ndodhi këtu mbrëmë dhe nuk do të hyj në arsyet e tyre të brendshme partiake. Por sigurisht që është e papranueshme përdhosja e simboleve dhe mendoj se Shqipëria reagoi me shpejtësi, seriozitet dhe përgjegjësi dhe vetë kryeministri Rama.