Dy motra shqiptare kalojnë garën në “The Voice of Italy”

Dy motra shqiptare kanë arritur të përzgjidhen në garën e The Voice of Italy falë talentit të tyre.

Olti Curri ka publikuar mbrëmjen e djeshme një video të motrave Serena dhe Ina Sinani, të cilat mahnitën jurinë italiane dhe bënë që të katër anëtarët të ktheheshin për t’i kërkuar në skuadrën e tyre.

Gjëja më interesante ishte se ato kënduan shqip, këngën e Era Istrefit “Shumë pis” dhe sërish u përzgjodhën që të vijojnë garën.