Dy persona kanë vdekur gjatë ditës së djeshme, policia është duke i hetuar rastet

Në Rahovec është raportuar se është gjetur një burrë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në Ferizaj një grua dyshohet se ishte rrëzuar në oborrin e saj dhe kishte pësuar lëndime trupore. E njëjta është konfirmuar ka ndërruar jetë.

“Është raportuar se viktima femër kosovare nga familjarët ishte sjellë në QKUK për trajtim mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se ishte rrëzuar në oborrin e saj dhe kishte pësuar lëndime trupore. E njëjta është konfirmuar se me 17.04.2020 ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.