Dy persona rrahin një mjek në Istog, refuzoi të kontrollojë një grua pasi përfundoi orarin

Një person në Istog ka sulmuar një doktor, pasi që i njëjti ka refuzuar t’i ofrojë ndihmë mjekësore bashkëshortes së tij, pasi kishte përfunduar orarin e punës.

Policia e Kosovës njofton se për këtë rast, tre persona janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar me procedurë të rregullt.

“QKMF Istog 09.02.2021-15:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar deri sa ka dërguar viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij në QKMF Istog ka ardhur deri te një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar (doktor), i cili nuk i kishte ofruar ndihme mjekësore viktimës pasi që i njëjti e ka përfunduar orarin e punës. Si pasojë e mosmarrëveshjes ka ardhur deri te sulmi nga dy të dyshuarit ndaj doktorit. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt”, njofton policia e Kosovës