Dy persona sulmojnë fizikisht dy të tjerë në Rahovec, arrestohen

Në Rahovec, janë arrestuar dy persona pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy të tjerë të cilët kanë pësuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur në rrugën Tranzit, dje në ora 10:36.

Sipas Policisë, dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.