Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot relativisht i nxehtë, me erëra kryesisht nga juglindja. Pasdite ose në mbrëmje pritet të ketë shtim të konsiderueshëm të vranësirave të cilat do të na sjellin edhe reshje shiu. Gjatë natës priten intervale me reshje intensive shiu.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell, por gjatë ditës shumë shpejt pritet shtim i madh i vranësirave në Shqipëri. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje intensive shiu dhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Gjatë natës rrebeshe intensive priten edhe në Maqedoninë Veriore. Në viset më të larta malore nesër gjatë natës priten edhe reshje bore, kurse në rajon si në Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi reshje bore mund të ketë në lartësi mbidetare rreth 1000m. Në ndonjë rajon edhe më ulët.

Nga e marta na pret mot me alternime, intervaleve kohore me diell dhe rigave lokale të shiut./Meteoballkan