Dy raste dhune në familje në Pejë, sulmohen fizikisht dy gra

Në dy raste të ndara në Pejë është raportuar dhunë në familje, viktima të të cilave janë dy gra.

Policia njofton se dje në orët e mbrëmjes, ka arrestuar një person pasi ai kaishtesulmuar fizikisht të dashurën e tij, së cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Edhe rasti tjetër ka ndodhur dje pasdite në Pejë ku një femër kishe raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti saj. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore.