Nënkryetari i OVL UÇK-së, Migjen Shala ka pësuar sulm në tru, gjendet në komë

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), Migjen Shala ka pësuar dje sulm në tru dhe gjendet në komë, shkruan Fokusi.info.

Sipas burimeve tona, Migjeni ka pësuar sulm në tru në ora 4:00 të mëngjesit, ku tani gjendet në spital në gjendje kome.

Migjen Shala është kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 105.

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati përmes një statusi në facebook i ka dëshiruar shërim të shpejtë.

“Miku, bashkluftëtari dhe bashkpunëtori im Migjen të dëshiroj shërim sa me të shpejt, një personalitet si ti i duhet Kosovës, Lusim Zotin sa më shpejt të shërohesh!”, ka shkruar Gucati.