Dy shqiptarë në Kinë të rrezikuar nga koronavirusi

Numri i të vdekurve nga virusi koronavirusit ka shkuar 41 brenda një dite pas raportimit se dje ishin 26 derisa autoritetet kanë kufizuar qarkullimin dhe kanë anuluar tubimet publike në Kinë.

Selim Belortaja ambasador i Shqipërisë në Kinë tregon për numrin e shtetasve shqiptarë që ndodhen në qytetin Wuhan, epiqendra e gripit që deri më tani i ka marrë jetën 41 personave.

Në një komunikim me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, Ambasadori Belortaja tha se në “ dijeninë tonë, në Wuhan janë 4 studentë shqiptarë. Për fat 2 prej tyre janë jashtë (një në Shqipëri e tjetri pat lëvizur në një tjetër provincë). Nga ata dy, vetëm një vajzë na ka kontaktuar dhe nuk është e infektuar në dijeninë e saj”.

Më shumë se 1300 njerëz janë infektuar në gjithë botën nga virusi i që u gjurmua deri tek një treg i ushqimit detar në qytetin e Wuhan në Kinë, ku shiteshin ilegalisht produkte ushqimore. Autoritetet shëndetësore anekënd botës po punojnë që të parandalojnë një pandemi.

Televizioni shtetëror kinez Global Television Network raportoi me një postim në rrjetin social të shtunën se një mjek që po trajtonte pacientët në Wuhan, ka vdekur.

Raste të reja infektimi janë raportuar në Australi, ky dy persona janë shtrirë në spital, po aq sa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediat franceze raportojnë se një person është verifikuar të jetë infektuar me koronavirusin nga Wuhan./gazetametro.net