E dhimbshme: Një i moshuar u soll nga shtëpia e pleqve në Skënderaj dhe u la për disa orë në sheshin e Mitrovicës, dyshohet se ka virusin Covid-19

Një person i moshuar sot është sjellur para objektit të Qendres për Punë Sociale në Mitrovicë, nga shtëpia e pleqve në Skenderaj.

Një zyrtar që deshi të mbetet anonim i ka thënë “Jepi zë”, se i njejti është sjellë nga shtëpia e pleqve nga Skenderaj, sepse dyshohet se është i infektuar me virusin Covid-19.

“Ky i moshuar dyshohet qe eshte i infektuar me virus COVID 19, i njejti ka qene banore i shtepise se pleqve ne Skenderaj por ata e kane larguar,ndersa Qendra per Pune Sociale nuk eshte tu u marr me kete rast dhe ai ka perfundu ketu jasht siç po e shihni”, ka thënë zyrtari.

Gjithashtu për të njëjtin burrë edhe një person i ka shkruar Jepi Zë, dhe ka përshkruar rastin njëlloj.

Ndryshe “Jepi zë” merr vesh se ky person i moshuar pas nje kohë të qëndrimit ulur është rrëzuar për tokë, dhe disa qytetarë, përkatësisht punëtorë të KEDS, e kanë marrë dhe e kanë bartur deri në Shtëpinë e Shëndetit.