Dy të arrestuar për ‘lëndim të rëndë trupor’ në Mitrovicë

Dy persona janë arrestuar dje në Mitrovicë pasi kanë sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti”, si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

“Gjatë ditës së djeshme së da

Dy të arrestuar për ‘lëndim të rëndë trupor’ në Mitrovicë

tës 31 tetor 2021, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë,, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Nga hetimet e para bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Mitrovicë, ku si pasojë e një mosmarrëveshje dy të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast janë identifikuar dhe janë arrestuar i dy të dyshuarit.

Rasti po hetohet për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’. Ndërsa pas intervistimit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.