Ministri Vitia: Akoma asnjë bari nuk është treguar i suksesshëm për koronavirusin, andaj rrini në shtëpi mbani higjienën

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se kanë porositur respirator të rinj dhe brenda pak ditësh do të sjellin edhe në Kosovë një bari që po ka efekt në shërimin e sëmundjes.

Ai ka kërkuar të zbatohen të gjitha masat e Qeverisë dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

“Brenda pak ditësh do ti kemi dozat e para të clor hitin por kujtojmë që akoma nuk një bari që është treguar i suksesshëm në mënyrë të përgjegjshëm. Rrini në shtëpi mbani higjienën personale, ju bëjë thirrje komunave që të bëjnë dezinfektimin e objekteve e gjërave”, tha ministri Vitia në konferencë për media.