Avokati i Veselit kritika të ashpra prokurorisë rreth dorëzimit të materialeve: Nuk po punon zellshëm

Një nga avokatët mbrojtës të Kadri veselit, Nick Kaufman, ka kritikuar ashpër punën e Zyrës së Prokurorit special pranë Dhomave të Specializuara – rreth dorëzimit të materialeve dhe mundësisë që sërish të shtyhet afati për dorëzimin e tyre.

Në seancen statusore të radhës që po mbahet tani, Kaufman ka thënë se prokuroria nuk po punon aspak zellshëm.

“Nuk është një menyrë e zëllshme e punës së prokurorisë. Nëse nuk është gjykatesi për t’iu kërkuar dorezimin, ata vet nuk bëjnë asgjë”, ka thënë Kaufman.

“Nuk është kjo një mënyrë e zellshme e kryerjes së punës nga ZPS, kjo është mënyrë nga paniku. Zonja Losson paraqiti faktin se ka dorëzuar shumë dokumente, por s’e ka përmendur faktin që këto i ka dërguar më 30 qershor. Unë them që kjo është një mjegullim i materialeve që e ka karakterizuar ZPS-në në kohë. Ndryshimet e afateve nuk janë të drejta. ZPS duhet ta sqarojë që masat mbrojtëse të propozuara më 3 korrik janë në kundërshtim me rregullat. Ju kërkojmë që t’ua bëni të qartë Prokurorisë që nëse ata i shkelin afatet, materialet që i dorëzojnë më vonë nuk do të pranohen. Ata po flasim për kërkesa të ndryshime të masave, çfarë janë këto, sa janë këto kërkesa, kur janë bërë? Kjo mënyrë e paqartë e kërkesave nuk është mënyra e duhur”, tha ai.

Prokuroria në fjalën e saj ka permendur sot mundësinë edhe për një afat shtesë për dorëzimin e materialeve.